Të paktën dy alpinistë kanë humbur jetën si pasojë e një orteku në malin Broad Peak në Pakistan, ndërsa tetë anëtarë të tjerë të ekipit të alpinistit të njohur nepalez Nirmal Purja rezultojnë ende të zhdukur. Klubi Alpin i Pakistanit konfirmoi vdekjen e Nadirës Al Harthi nga Omani dhe Pur Bahadur Gurung “Yukta” nga Nepali. “Trupi i Nadirës është gjetur dhe po transportohet me helikopter për në vendin e saj. Marrëveshjet për transportimin e Yuktës janë duke u finalizuar”, thuhet në deklaratën e publikuar të premten nga klubi.