Orkestra e Harqeve të Durrësit u shpall orkestra më e mirë në edicionin VIII të Takimit Kombëtar të Muzikës së Dhomës dhe Orkestrave të Harqeve që u zhvillua këtë javë në Elbasan. Në këtë takim, orkestra “Aleksandër Moisiu” korri sukses me simfoninë për orkestër harqesh të kompozitorit Shostakovich, duke u vlerësuar me ccimin e parë nga një juri profesioniste, për nivelin e lartë artistik të interpretimit dhe ndjeshmërisë që përcolli te publiku. Por ky nuk ishte ccmimi i vetëm në këtë edicion.