Qyteti i Durrësit u kthye në një skenë plot gjallëri e ngjyra gjatë zhvillimit të edicionit të 28-të të Festivalit Ndërkombëtar “Luajmë dhe Vallëzojmë”. Fëmijë nga vende të ndryshme të rajonit dhe më gjerë sollën një atmosferë festive, duke shpalosur përpara artdashësve më të mirën e folklorit dhe kulturës së vendeve të tyre.