Në protestën e 82 para kryeministrisë organizatorët përveç kërkesës për dorëheqjen e Ramës dhe të gjithë klasës politike, u kujdesën të përçonin mesazhe edhe për të shmangur përçarjet brenda radhëve. Disa nga pjesëmarrësit ngritën zërin për situatën me zjarret duke kërkuar më shumë vëmendje nga strukturat shtetërore dhe duke hedhur akuza për dëme të qëllimshme ndaj natyrës.