Me premtimin se do të sigurohet që fletarrestimi i lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) kundër Benjamin Netanyahut “nuk do të zbatohet”, kryeministri hungarez Viktor Orban e ftoi homologun izraelit në vendin e tij. Orban, vendi i të cilit mban presidencën 6 mujore të radhës të Bashkimit Europian, tha për radion shtetërore se mandat- arresti i GJNP-së për Netanyahun është “gabim”.