Top Channel/ Orban akuzon udhëheqësit e BE-së: Synojnë rrëzimin e qeverisë hungareze, e kam ditur…
11/10/2024 20:03

Kryeministri i Hugarisë Viktor Orban pretendoi të premten se udhëheqës të Bashkimit Europian synojnë të “rrëzojnë” qeverinë e tij. “Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe Manfred Weber, Presidenti i Partive Popullore Europiane kanë njoftuar se kërkojnë të përmbysin qeverinë hungareze. Ata kanë deklaruar se duan një qeveri tjetër. Ata po ashtu janë shprehur se kush duhet të qeverisë në të ardhmen, si të thuash, një qeveri miqësore me Brukselin, sepse kjo qeveri sovrane nuk është e mirë për ta. Ata e kanë deklaruar hapur. Këtë gjë e kam ditur prej kohësh. Nuk duhet të jesh fitues i Nobelit për ta kuptuar”, tha ai duke folur të premten për median shtetërore hungareze. Kryeministri hungarez po përballet me izolim në rritje nga Bashkimi Europian për shkak të qëndrimit të tij mbi luftën në Ukrainë dhe akuzave se gjatë udhëheqjes së tij 14 vjeçare, qeveria në mënyrë të vazhdueshme ka kufizuar parimet dhe të drejtat që garantojnë një shtet demokratik. “Brukseli kërkon të delegojë një socialist dhe një anëtar të Partive Popullore në qeverinë e ardhshme hungareze, që do të mbështeste objektivat më të rëndësishme të Brukselit, që janë shkaku i konflikteve tani”, tha Orban. Kryeministri Orban prej kohësh ka patur mosmarrëveshje me BE-në për shkak të asaj që blloku europian e sheh si kufizim të të drejtave demokratike në Hungari dhe ai është kritikuar përherë e më shumë për marrëdhëniet e ngushta me autokracitë si Rusia dhe Kina. Dy vjet më parë, Parlamenti Europian deklaroi se Hungaria nën drejtimin e Viktor Orbanit ishte kthyer në “një regjim hibrid të autokracisë zgjedhore”, duke e nxjerrë nga komuniteti i demokracive

Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58