Partia opozitare në Maqedoninë e Veriut,VRMNO – DPMNE, e drejtuar nga Hristjan Mickoski, ka akuzuar njerëzit e afërt me zëvendëskryeministrin e parë të vendit, Artan Grubin për korrupsion. Partia opozitare publikoi një vilë e cila po ndërtohej në Tetovë dhe që sipas tyre i përket Merita Mustafait, drejtoreshë e zyrës së Metrologjisë në Maqedoninë e Veriut. Deputeti Mile Lefkov nga VRMNO akuzon se vila që nuk është e pasqyruar në deklaratat e pasurisë së familjes Mustafai, vjen si pasojë e një afere korruptive mes saj dhe një kompanie që ka fituar të drejtën e kontrollit të pompave të karburantit. Sipas tyre ndërtimi i vilës ka filluar një vit pasi kompania fitoi këtë të drejtë.