Për të gjashtën ditë me radhë, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës vijuan aksionin para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që të shkojë në Kuvend dhe t’i hapë rrugë konstituimit të institucioneve. Aksionit iu bashkuan edhe deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe përfaqësues vendorë të PDK-së. Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se opozita kërkon zbatimin e Kushtetutës dhe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.