Demokratët po mendojnë rikthimin në Parlament para se ai të mbylle dyert për të marrë pushimet e verës. Bojkoti i seancave plenare nxiti revoltë në PD ku një grup deputetesh dolën kundër vendimit të Sali Berishës për të lënë fushën e lirë në Kuvend. Debatet e ashpra në grup i lanë vend reflektimit. Gazmend Bardhi porositi me mesazh deputetet që te përgatiten për skenarin e pjesëmarrjes në seancë plenare ndonëse vendimi final do merret në seli vetëm 1 ore para mbledhjes se Parlamentit ku kryefjalën do e kenë rezolutat e institucioneve te drejtësisë .