Top Channel/ Opozita ‘djeg’ vilën e Enver Hoxhës, Berisha me skenar të ri
01/03/2026 01:20

Sali Berisha zbriti në rrugët e Tiranës me skenar të ri në protestën e pestë kombëtare. Këtë herë, ai kurseu godinën e Kryeministrisë, por forcën e tregoi para vilës së diktatorit Enver Hoxha. Breshëri molotovësh dhe fishekzjarrësh u hodhën ndaj godinës, që dikur ishte simbol i diktaturës, por sot është kthyer në një qendër kulture që strehon artistë të huaj. E gjithë godina u përfshi nga flakët e molotovëve, që shkaktuan dëme të shumta jashtë dhe brenda saj, siç tregojnë dhe pamjet e siguruara nga Top Channel. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Goxhe, njoftoi se në momentin e hedhjes së molotovëve, brenda vilës së ish-diktatorit Hoxha kishte artistë. “12 artistë, shumica të huaj, e mes tyre edhe të rinj që vijnë nga vende me fronte lufte dhe që kanë përjetuar trauma, pikërisht sepse programi ka edhe natyrë sociale e solidare, ndodheshin aty, për fat pa pasoja, ndërsa po informojme e qetësojmë familjet. Një komunitet artistik që jeton e punon në atë objekt për të materializuar lirinë u terrorizua sot nga antiliria!”. Por, për Sali Berishën bombat e molotovit ndaj vilës së Enver Hoxhës kishin tjetër qëllim. “Ca njerëz me kostume të murrme, me uniforma të agjentëve të policisë kriminale, u thonë protestuesve se këtu tani banon Edi Rama. Dhe ata iu kthyen. Pra, ato fishekzjarre që u hodhën aty ishin kundër Edi Ramës, urrejtje për Edi Ramën”.

Top Channel/ Protesta në ditën e 20-të. Të rinjtë marshuan nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
01/11 23:07
Top Channel/ “Gen Z” shkund Europën. Molotovë dhe përplasje me policinë nga Franca në Gjermani
01/11 23:05
Top Channel/ Trafik i rënduar në Balldren-Milot. Fundjava sjell sërish radhë e kaos në qarkullim
01/11 22:20
Top Channel/ Aksident i trefishtë në Lushnje. Nga përplasja e mjeteve në seri u bllokua edhe rruga
01/11 22:16
Top Channel/ Iliana Yotova, fiton në Bullgari. Mund rivalin pro-perëndimor
01/11 22:15
Top Channel/ Tragjedia që përmbysi pushtetin. Në Novi Sad kërkohet vënia e drejtësisë
01/11 22:14
Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top Channel/ Aksident i shumëfishtë në Lushnjë, një automjet i përmbysur në rrugë, tre të lënduar
01/11 20:56
Top New- Fundjava ‘paralizon’ aksi Balldren-Milot, kolona kilometrike automjetesh
01/11 20:45
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top News- Shpërthen Erion Braçe- Jo, nuk është e vërtet që biznesi vogël do paguajë taksë
01/11 20:31
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top Channel / Kosovë, vret djalin dhe mbesën. Arrestohet 65-vjeçari, nuk dihen shkaqet
01/11 19:52
Top Channel / Rama: Administrata do monitorohet. Prezanton “Pasqyrë Albania”
01/11 19:43
Top Channel / Mielli, AKU mangësi në kontrolle. Raporti i KLSH: U importuan 2.1 mln tonë drithëra
01/11 19:35
Top Channel / Buka, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues
01/11 19:32
Top Channel/ Fluks i lartë automjetesh, trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot
01/11 18:55
Top News- Berisha përmend “Pranverën Arabe”, çfarë po paralajmëron kreu demokrat?
01/11 18:15