Në Komisionin e Ligjeve ditën e sotme po diskutohet për draftin e PS për reformën territoriale, draft i cili nuk ka konsensusin e opozitës. Deputetët demokratë, Luçiano Boçi, Tritan Shehu, Eno Bozdo, Luan Baçi dhe Oerd Bylykbashi kërkuan që projektligji të kthehet pas dhe të zhvillohen dëgjesa e referendume lokale, duke argumentuar se ndryshimet nuk duhet të bëhen pa marrë më parë mendimin e komuniteteve. Kritikat u përqendruan veçanërisht te propozimet për bashkitë e Fierit dhe Durrësit të cilat u parashtruan nga Bylykbashi dhe Baçi. Në përfundim të diskutimeve anëtarët opozitarë kanë vendosën të lënë sallën.