Tash e shtatë ditë, partitë opozitare, para nisjes së orarit zyrtar të punës së institucioneve, bllokojnë hyrjen e objektit të qeverisë së Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë vazhduar të kërkojnë konstituimin e institucioneve nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari i saj, Albin Kurti që mban edhe postin e kryeministrit në detyrë.