Top Channel/Operatorë turistikë shqiptarë dhe punonjës të Ministrisë së Turizmit bllokohen në Izrael
14/04/2024 12:14

Dhjetëra operatorë turistikë dhe punonjës të Ministrisë së Turizmit nga Shqipëria kanë mbetur të bllokuar në Izrael mëson ekskluzivisht Top Channel. Përvec rezidentëve shqiptarë që jetojnë në Izrael, rrezikun po e ndjejnë edhe disa sipërmarrës shqiptarë që kishin shkuar për vizitë të përkohshme. Një ditë para sulmit të befasishëm nga Irani ata morën pjesë në një aktivitet turistik ‘Albania all senses” me ftesë të ambasadores shqiptare Meri Kumbe në bashkëpunim me autoritetet izraelite ku ishin të pranishëm edhe operatorë turistikë izraelitë. Një udhëtim i cili ishte planifikuar të zgjaste rreth pesë ditë por që sulmi i raketave prishi planin e tyre. Në datë 11 prill ata fluturuan nga Tirana drejt Tel Avivit, për t’u rikthyer në Shqipëri këtë të dielë. Por orari i nisjes në 5 të mëngjesit nga aeroporti u anulua dhe tashmë 8 shqiptarët janë të detyruar të presin hapjen e fluturimeve. Burime pranë Top Channel bëjnë me dije se kompanitë ajrore nuk marrin përsipër fluturimet në këtë situatë dhe shpresat i kanë te data 19 prill, ku mendohet të organizohet një charter për ta drejt Qipros. Ky informacion konfirmohet për Top Channel nga Unioni Turistik Shqiptar, por Ministria e Jashtme e mohon pavarësisht postimeve të bëra në rrjete sociale një ditë para sulmit. Megjithatë, menjëherë të ftuarit shqiptarë nga Izraeli janë marr në sigurinë e autoriteteve vendase dhe po strehohen në kryeqytetin izraelit në një strukturë akomoduese të sigurtë që ndodhet në një zonë pranë me ambasadën amerikane, në hotelin Kempinski në Tel Aviv. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se është në komunikim të pandërprerë me të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Izrael, me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm. Teksa ministri Igli Hasani ka reaguar përmes një postimi në platformën “X” për sulmin e Iranit ndaj Izraelit duke e dënuar aktin dhe shpreh bindjen se kjo do sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim të madh për Lindjen e Mesme. “Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit. Ajo rrezikon të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme. Shqiptarët në rajon këshillohen të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për përditësimet e sigurisë publike dhe të kontaktojnë ambasadat tona për ndihmë”, shkruan ministri Hasani. Pamj Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopChannelNews#Situata#Izrael

Top Channel/ Arrestohet zjarrvënësi në Krujë, flakët u përhapën në Zallë dhe zonat përreth
08/09 13:17
Top Channel/ Pranga piromanit në Vlorë, dogji sipërfaqe toke. Në kërkim dhe dy familjarët
08/09 13:16
Top News- Von der Leyen dënon nderimet për Mlladiç: Serbia po kundërshton vlerat e rrugës drejt BE
08/09 12:54
Top Channel/ Bojkot në Gjykatën e Tiranës, pagat e gushtit mbeten pezull, drejtuesit mblidhen sot
08/09 12:45
Top Channel/ Nis sesioni i ri parlamentar, reforma territoriale dhe pagat e magjistratëve në fokus
08/09 12:45
Top News – Hakmarrja kanadeze ndaj SHBA. Hyjnë në fuqi tarifat, asnjë sinjal për marrëveshje
08/09 12:32
Top News – Rusia, raketa balistike mbi Kiev. Rikthen sulmet pas largimit të të dërguarve të Trump
08/09 12:28
Top News – Ngërçi i pagave ‘paralizon’ drejtësinë/Gjykata e Tiranës dhe e Apelit bojkotojnë punën
08/09 12:24
Top Channel/ Ngërçi me pagat e drejtësisë, edhe administrata e Apelit në bojkot
08/09 12:21
Top Channel/ Dy grabitje në Berat. Hajdutët marrin dy kasaforta me 200 milionë lekë
08/09 12:19
Top Channel/ Protestë për qiratë e tokave. Banorët kërcënojnë bllokimin e vendburimeve
08/09 12:19
Top Channel/ Në Fushë-Arrëz u helmuan nga uji, analizat zbulojnë baktere në pesë nga tetë pika
08/09 12:17
Top Channel/ Shkodër, vritet 24-vjeçari. Autori qëlloi babë e bir, më pas u plagos me thikë
08/09 12:16
Top News- 139 raste helmimi në Fushë-Arrëz/ ISHP: Në ujin e pijshëm u gjet ndotje mikrobiologjike
08/09 12:03
Top News – Ushqimet, karburantet dhe qiratë, udhëheqin rritjen e çmimeve përgjatë muajit gusht
08/09 12:00
Top Channel/ Riaktivizohet zjarri në Lezhë, forcat e ushtrisë ndërhyjnë me pompa dore
08/09 11:58
Top Channel/ Hajdutët vjedhin dy kasaforta, 200 milionë lekë dëm ndaj dy biznesmenëve në Berat
08/09 11:57
Top Channel/ Lokali në plazh ‘mollë sherri’, konfliktohen fizikisht disa persona në Vlorë
08/09 11:49
Top News – Protestë para Bankers në Marinëz, banorët kërkojnë qiranë e tokës, kompania fajëson AKBN
08/09 11:38
Top News – U shanë pas një gote raki/ 24 vjeçari vritet për një fjalë goje, plagoset babai i tij
08/09 11:31