Dy policë të forcave shqiponja mbeten të plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se oficeri i policisë Gentjan Meda ka rënë nga një lartësi gjatë kapje së një të kërkuari, duke pësuar goditje në kokë dhe është transportuar me helikopter drejt ‘Traumës’ në Tiranë, ndërsa kolegu i tij, shtetasi me iniciale B.Gj ka thyer këmbën.