Mes urdhër-arresteve të firmosura nga GJKKO me kërkesë të SPAK është dhe Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i cili u rrëmbye dhe u zhduk në shkurt të 2015 në Fushë-Krujë. Ai akuzohet për veprat penale “sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale” për të kryer vrasjen ndaj Durim Bamit, kryer në bashkëpunim të veçantë dhe “pjesëmarrje në grup i strukturuar kriminal”.