Ministri i Brendshëm Taulant Balla në konferencën për megaoperacionin antidrogë u shpreh se janë goditur shpërndarësit e drogës nëpër shkolla: 'Përgëzoj dhe i shpreh mirënjohjen time forcave të policisë së shtetit të përfshira në operacionin e konkluduar sot. Falënderoj prokurorinë dhe forcat e armatosura të cilat përmes Shtabit të përgjithshëm në bënë të mundur edhe vënien në dispozicion të helikopterëve.