Top Channel/Operacion për të liruar pengjet/Tanket izraelitë drejt Gazës.Bombardohen tunelet e Hamas
28/10/2023 22:05

Izraeli ka nisur një tjetër fazë sulmesh në drejtim të Gazës. Pas bombardimeve, ushtria izraelite ka nisur një operacion për të liruar pengjet që mbahen nga Hamasi. Dhjetëra tanke dhe shumë trupa ushtarake po operojnë në terren duke sulmuar tunelet ku fshihen militantët e Hamasit. Shefi I shtabit të përgjithshëm të forcave të mbrojtjes së Izraelit tha se ky është një “pushtim I kufizuar” dhe se operacioni I madh ende nuk ka nisur. Ai shtoi se Hamasi po numëron “qindra të vdekur” dhe se komandantët e tij më të mirë po eliminohen njëri pas tjetrit. Operacioni po vijon dhe në frontin verior aty ku trupat izraelitë po përballen me Hezbollahun. Ndërkohë Hamas nga ana tjetër vijon të këmbëngulë se do t’I lirojë pengjet vetëm pasi Izraeli të lirojë të burgosurit palestinezë. Por pasojat e këtij konflikti po I vuajnë më shumë civilët. Si pasojë e bombardimeve në Gaza që kanë nisur nga 7 tetori kanë humbur jetën më shumë se 7600 persona, mes të cilëve dhe shumë fëmijë. Ndërkohë situata palestinezët është bërë tejet e vështirë pasi krahas mungesës së ushqimeve dhe ujit nuk po varrosin dot as viktimat pasi bombardimet nuk janë ndalur. Tmerr po përjetojnë dhe spitalet që me mungesën e karburantit nuk mund të mbajnë dot në punë aparaturat mjekësore, ndërsa numri I të plagosurve në pavione vijon të shtohet.

Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31