Në Shkodër, Mirditë dhe Tropojë janë zhvilluar operacione policiore antikanbis, ku u asgjësuan në total 4165 bimë narkotike. Konkretisht në qarkun e Shkodrës, gjatë fazës së 9-të të operacionit policor të koduar “Alpe të pastra” u asgjësuan 3295 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në disa fshatra, në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës dhe Pukë.