Top Channel/ Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet një i ri, në kërkim bashkëpunëtorët
30/04/2026 10:58

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion antidrogë, ku është goditur një krim kriminal që shiste lëndë narkotike. Për pasojë është arrestuar shtetasi Gerold Doçe dhe janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij. Sipas uniformave blu në ambientet e përbashkëta të një pallati dhe në një automjet të parkuar përballë tij, mbanin disa lloje lëndësh narkotike, me qëllim shitjen, arrestohet 1 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij. Gjatë aksionit policor u sekuestruan 1 kg e 32 g lëndë narkotike Kokainë, 377 g lëndë narkotike Cannabis Sativa, 13 tableta MDMA dhe automjeti tip “Mazda”. “Shërbimet e Forcës e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i punës intensive operative dhe operacionale, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve, të cilët individualisht ose të organizuar si grup, shesin në sasi ose në doza, lëndë narkotike, finalizuan operacionin e koduar “Baza”. Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi G. D., 26 vjeç, dhe u shpallën në kërkim shtetasit A. A., 26 vjeç dhe D. A., 24 vjeç. 3 shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kishin siguruar lloje të ndryshme lëndësh narkotike (Kokainë, Cannabis Sativa dhe MDMA), sasi të të cilave i kishin fshehur në ambientet e përbashkëta të një pallati dhe në një automjet të parkuar përballë tij, me qëllim shitjen. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top News- Republikanët letër Rubios për zyrtarët shqiptarë të korruptuar, kërkojnë masa urgjente
28/10 21:36
Top Channel/ Shtohen rastet me grip, ISHP: Qarkullojnë Covid dhe AH1N1
28/10 19:59
Top Channel/ Protesta, hyn në lojë antiterrori. Arrestohet një person dhe 17 të proceduar
28/10 19:54
Top Channel/ Shpëton syri i Erion Vishkullit, Ministria e Shëndetësisë: Operacioni kaloi me sukses
28/10 19:51
Top Channel/ Protesta e studentëve, për të tretën ditë radhazi shmangen incidentet
28/10 19:49
Top Channel/ Kufizim vizash zyrtarëve shqiptarë, dy kongresmenë amerikanë letër Rubios: Masa…
28/10 19:38
Top News – Apeli ‘siguron’ bojkotin e GJKKO. Avokatët mund të marrin pjesë pa rrezikuar licencën
28/10 18:00
Top Channel/ Protestohet në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, hidhen fishekzjarr drejt policisë
28/10 17:31
Top Channel/ “Urgjencë kombëtare”/ Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, protestohet në Kosovë
28/10 16:33
Top News – Rama konfirmon paketën fiskale, por me tre ‘retushime’ të vogla për nivelin e tatimit
28/10 15:32
Top Channel/ Kroacia bllokon ushqimet shqiptare. Fiqtë e thatë me aflatoksina, specat me pesticide
28/10 15:29
Top News- ‘Rrëmbim dhe cenim të drejtash’. U zhvendos në burgun e Fierit, Veliaj: Transferim politik
28/10 15:27
Top Channel/ Veliaj transferohet në Fier. Kryebashkiaku kundërshton vendimin dhe kërkon sqarime
28/10 15:25
Top Channel/ OSBE: Ka mungesë dialogu. Tarran thirrje kundër dhunës: Të dëgjohet zëri i të rinjve
28/10 15:25
Top Channel/ Bizneset kundër taksave të reja. Kundër rritjes së tatimeve e uljes së pragut të TVSH
28/10 15:23
Top News – ‘Belinda Balluku mbi ligin’. Bardhi: SPAK të tregojë pse e shiti ligjin tek Edi Rama!
28/10 15:14
Top Channel/ Rama: Ushqimet e nafta me lirë. Ngushtohet hendeku mes të pasurve dhe kujt ka më pak
28/10 15:06
Top Channel/ “Pa drejtësi nuk ka Shqipëri” studentët marshojnë nëpër Tiranë, futen në disa fakultete
28/10 15:04
Top Channel/ U transferua nga Durrësi, momenti kur Erion Veliaj mbërrin në burgun e Fierit
28/10 14:32
Top News – ‘Të rinjtë duhet të dëgjohen’. Ambasadori i OSBE: Por dhuna nuk është rrugëzgjidhje
28/10 13:53