Arti dhe historia shqiptare do të shkrihen në një, me premierën botërore, operan solemne “ Gjergj Kastriot Skënderbeu, Kryezot i Arbërit”. Nën kompozimin e Vasil Toles, shkruar mbi tekstin e Fan Nolit, kjo vepër vihet në skenë si fituesja e konkursit mbarëkombëtar të krijimtarisë muzikore, shpallur më 2018.