65 vite me parë, me 1 dhjetor të vitit 1958, në Shkodër, u vu në skenë “Mrika”, opera e parë në historinë e artit muzikor shqiptar. Ishte koha kur kryeqendra e kulturës hidhte një hap të guximshëm në një nga gjinitë më të vështira të artit, atë të veprës operistike. Në këtë përvjetor të rëndësishëm, trupa artistike e teatrit “Migjeni” e riktheu sërish në skenë këtë kryevepër.