Top Channel/ “OpenAI” gjyq me Musk, akuza për veprime të paligjshme miliarderit
11/04/2025 23:59

OpenAI ka reaguar fuqishëm ndaj padisë së ngritur nga Elon Musk, duke e akuzuar atë për një sjellje të përsëritur ngacmuese dhe duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të një gjykate federale për të ndalur çdo “veprim të mëtejshëm të paligjshëm dhe të padrejtë” ndaj kompanisë. Në dokumentet e paraqitura, OpenAI thotë se Musk – bashkëthemelues i kompanisë në vitin 2015 – ka përdorur çdo mjet të mundshëm për të dëmtuar reputacionin dhe funksionimin e saj. Sipas OpenAI, Musk ka ndërmarrë sulme përmes mediave sociale, ka shpërndarë informacione të rreme tek më shumë se 200 milionë ndjekës, ka kërkuar të dhëna korporatash pa bazë të qartë ligjore dhe ka bërë një ofertë të rreme për blerjen e aseteve të kompanisë. Musk, i cili u largua nga OpenAI përpara se kompania të shndërrohej në një nga liderët globalë të inteligjencës artificiale, themeloi firmën e tij të AI, xAI, në vitin 2023. Ai ka kundërshtuar kalimin e OpenAI nga një strukturë jofitimprurëse në një model komercial, duke pretenduar se kjo bie ndesh me misionin fillestar të kompanisë. OpenAI po kërkon nga gjykata jo vetëm të ndalojë çdo veprim të mëtejshëm nga Musk që cilësohet si i dëmshëm, por edhe ta mbajë atë përgjegjës për dëmet tashmë të shkaktuara. Nëse gjykata pranon çështjen, një gjyq me juri pritet të fillojë në pranverën e vitit të ardhshëm, teksa OpenAI po punon për të përfunduar një raund të madh financimi me vlerë 40 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2025.

Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58