Top Channel/ OPEC “shkund” bursat: “Do ulim prodhimin”, rritet çmimi i naftës bruto!
03/10/2022 18:10

Aksionet në kompanitë evropiane të naftës pësuan rritje pas raporteve se Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e saj do të vendosin një shkurtim të thellë të prodhimit gjatë takimit që planifikohet të zhvillojnë më vonë gjatë javës, në përpjekje për të stabilizuar cmimin në rënie të arit të zi. OPEC i udhëhequr nga Arabia Saudite dhe Rusia, po shqyrton mundësinë e një tkurrje të prodhimit me më shumë se 1 milion fuçi naftë në ditë. Për këtë cështje, grupi mblidhet të mërkurën, takimi i parë fizik ky i krerëve të tij që prej marsit 2020. Gjigandët e naftës, BP, Shell dhe TotalEnergies, patën që të gjitha rritje në bursa. Sinjale mbërritën po kështu dhe për rritjen e cmimit të naftës Brent të tregtuar në Londër. Ulja e prodhimit të OPEC-ut paralajmërohet në mesin e pakënaqësive nga disa anëtarë të tij, të cilët insistonin se rënia e fundit e cmimit të naftës bruto nuk kishte asnjë bazë. Ndërhyrja e tyre për shkurtimin e prodhimit synon pikërisht të stabilizojë cmimet. Por ajo nga ana tjetër mund të komplikojë së tepërmi përpjekjet e qeverive në mbarë botën për të ulur kostot e energjisë që kanë shkaktuar një rritje galopante të inflacionit. Kuotimi i naftës ra me 11.2% në shtator, muaji më i keq i cmimit të saj në gati një vit, e gjithë kjo pasi Rezerva Federale në SHBA dhe bankat e tjera qendrore ngritën shqetësimet se rritja ekonomike do të ngadalësohet në mënyrë drastike përballë rritjes së normave të interesit.Tregje po kështu u mbushën me naftë pasi Shtetet e Bashkuara përdorën rezervat e tyre strategjike, cka bëri që ato vetë të uleshin në nivelin e tyre më të ulët në gati 40 vjet.

Top Channel/ “Do të ketë gjak”, Irani kërcënon Trumpi shënjestrohet në posterat e Teheranit
04/11 00:11
Top Channel/ Asnjë energji më shumë 127 miliardë euro shpenzime shtesë! Von der Leyen nge alarmin
04/11 00:09
Top Channel/ “Dridhuni, hajdutë e kriminelë!”, Magyar emëron prokurorin e ri në Hungari
04/11 00:07
Top Channel/ “Nuk kanë më nevojë për paratë tona”, Trump njofton ndërprerjen e ndihmës për Izraelin
04/11 00:06
Top Channel/ A po afrohet fundi i luftës? Melania Trump mbledh rusët dhe ukrainasit
03/11 23:58
Top Channel/ Pse u lejua treni me defekt të vazhdonte?! Tragjedia me 69 viktima tronditi Spanjën
03/11 23:57
Rusia dhe Ukraian takohen me 10 nentor, Merz: Nuk e braktisim Kievin
03/11 23:45
Alarme për bombë në 7 avionë, panik në qiejt e Europës
03/11 23:24
Top News-Votoi në 4 zgjedhje federale pa qenë shtetas amerikan, arrestohet në New Jersey italiani
03/11 23:00
Top News- BE vendos objektivat për anëtarësimin, Shqipëria “merr datën”, vlerësohen reformat
03/11 21:56
Top News – Trump rikthen çështjen e Groenlandës. ‘Europa na bëri dhuratën më të madhe ndonjëherë’
03/11 21:00
Top News – Trump konfirmon sulmet ndaj Iranit. Teherani paralajmëron – E kemi gishtin në këmbëz!
03/11 20:00
Top Channel/ Trump drejt humbjes?! Merr vendimin drastik ditën e zgjedhjeve
03/11 19:34
Top News – Polonia, trupa në kufi me Rusinë /‘Incident shqetësues’, frikë për ndërhyrje të armatosur
03/11 15:18
Top News – Trump do thyejë ‘tabunë’ bërthamore/Sulm bërthamor mbi Iran, paralajmëron agjenti i CIA-s
03/11 15:15
Top News – Përplasen me njëri tjetrin helikopterët / Aksident në lartësi, do uleshin në Everest
03/11 15:07
Top News – Alarm i kuq në aeroportet evropiane / Kërcënime me bombë në katër avionë, masa emergjente
03/11 14:56
Top Channel/ BE “ndez” motorët për Malin e Zi? Marrëveshja e anëtarësimit në qershor 2027!
03/11 14:45
Top News – ‘Ne do ta vrasim Trumpin’ / Teherani mbushet me postera e banderola kërcënuese
03/11 14:09
Top News – Rusia, bombardime me valë…31 të vrarë në fshatin ukrainas, goditi vendstrehimin
03/11 14:03