Omicron tanimë zyrtarisht në Shqipëri. Komiteti Teknik i Ekspertëve deklaroi këtë të enjte ndërkohë që nuk shtoi asnjë masë kufizuese siç ka ndodhur në vende të tjera, përkundrazi i liroi ato në natën e ndërrimit të viteve ku mund të festohet pa kufizim orari në lokale apo restorante.