Italia konfirmoi të shtunën rastin e parë të variantit të ri të koronavirusit, Omicron, të zbuluar së fundmi në Afrikën e Jugut. Pacienti, i cili ishte plotësisht i vaksinuar, u kthye në Itali nga Mozambiku vetëm disa ditë më parë, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.