Top Channel: Olsjan Çela: Burgu nuk është zgjidhja e vetme, Xhafaj: Situatë kritike
27/10/2025 19:50

Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj ka sjellë sot në foltoren e Kuvendit tre shembuj të arrestimeve të politikanëve të njohur të huaj, për të treguar se së pari ligji është mbi të gjithë, dhe po ashtu për të treguar se hetimet ndaj tyre janë bërë me profesionalizëm dhe humanizëm. Ai u ndal te arrestimi i ish-presidentit dhe ish-kryeministrit francez, Nicolas Sarkozy dhe François Fillon, e po ashtu dhe te hetimi ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. “Gjatë muajve të fundit bota politike dhe sistemi i drejtësisë është përballur me disa shembuj që na ofrojnë leksione… Sarkozy u hetua në gjendje të lirë për 5 vite, ish-kryeministri francez po ashtu u dënua për punësime fiktive në parlament, Netanyahu përballet prej vitesh në gjendje të lirë për akuza për korrupsion, ajo që i bashkon të tre këto shembuj është mesazhi se ‘askush nuk është mbi ligjin dhe rëndësia e pavarësisë është absolute’. Nga ana tjetër janë dëshmi integriteti, profesionalizmi dhe humanizmi në gjykimin penal. Reforma në drejtësi ka ndryshuar filozofinë e drejtësisë penale, nga një sistem i centralizuar dhe hierarkik, në një model modern të pavarësisë së brendshme dhe të jashtme të prokurorit në përputhje me standarde më të mira. Krijimi i SPAK dhe GJKKO ka qenë hap vendimtar duke ndryshuar kulturën e pandëshkueshmërisë dhe barazisë para ligjit’, u shpreh ai. Po ashtu Xhafaj tha se “Shqipëria rezulton se numrin më të lartë të masave ‘arrest me burg’ në krahasim me vendet e BE dhe të rajonit”. “Ne kemi 94.6 persona për 100 000 banorë me masën arrest me burg, Shqipëria ka një nga raportet më të larta të paraburgosurve në Europë mbi 50 %. Kohëzgjatja e paraburgimit në Shqipëri është shumë e lartë se mesatarja e vendeve të rajonit dhe BE. Mesatarja në Shqipëri është 253 ditë 8.4 muaj në paraburgimin e përgjithshëm. Situata që kemi tejkalon standardin ndërkombëtar dhe tregon nevojën urgjente për monitorim dhe vlerësim të rregullt të nevojës propocionalitetin të masave”, tha ai.

Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07
BE i përgjigjet Rusisë për Shqiperinë dhe shtetet të tjera të Ballkanit: E kanë vendin në union
21/10 22:05
Top News- Rama ‘dialog’ online me protestuesin: Ju jeni prokurorë, e gjykatës apo jeni studentë?
21/10 21:30
Top News- “Ik andej”, tensione në bulevard mes protestuesve, çfarë ndodhi?
21/10 21:10
Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22
Top Channel/ Protesta, evitohen përplasjet e mëdha! Vetëm incidente sporadike në shesh
21/10 20:21
Top Channel/ Protesta e nëntë më e qetë për disa orë, por në mbrëmje u kthyen molotovët
21/10 20:20
Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01
Top Channel/ Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, merr vendimin e parevokueshëm
21/10 19:58
Top Channel/ Plani ogurzi! Kush po i shfrytëzon protestat e dhunshme në Europë?
21/10 19:56
Top Channel/ Zbardhet plani franko-shqiptar kundër dhunës, diskutime për një front anti-vandalizmi
21/10 19:49
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:40
Top Channel/ Kënge e valle në orët e darkës, të rinjtë gaz e hare para policëve te Kryeministria
21/10 19:39
Top Channel/ Tensione në Bulevard, protestuesit gjuajnë me gurë dhe shishe uji drejt Kryeministrisë
21/10 19:35
Top News- Ekstradohet mësuesja turke/ Akuzohet për terrorizëm nga Turqia, mbështeti kurdët
21/10 19:29
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:19
Top News – Rikthehen sulmet, protestuesit hedhin molotovë drejt kryeministrisë, del autoboti
21/10 19:10