Urdhrat izraelitë për zhvendosje, të ndjekura nga sulme intensive në qytetin qendror të Gazës, Deir al Balah, do të çojnë në vdekje të mëtejshme të civilëve, tha kreu i zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut. Dje, tanket izraelite hynë në lagjet jugore dhe lindore të qytetit të Gazës për herë të parë pasi lëshuan një urdhër evakuimi, transmeton Sky News.