Top Channel/ OKB, “e tronditur” nga masakrat në RD të Kongos dhe abuzimet me të drejtat në Xinjiang
09/12/2022 22:26

Kreu i ri i të drejtave të njeriut në OKB, Volker Turk tha sot se organizata është "e tronditur" nga masakra e civilëve në Republikën Demokratike të Kongos dhe shtoi se do të vizitojë vendin vitin që vjen. Rebelët e grupit M23 raportohet se muajin e kaluar masakruan rreth 100 civilë në rajonin lindor tëvendit afrikan, sipas misionit të OKB në vend. Qeveria ka thënë se 300 njerëz, kryesisht civilë kanë vdekur në masakrat e fundit të nëntorit në provincën kongiolezeKivue Veriut. "Kjo është shumë shqetësuese sa i përket ushtrimit tëtë drejtave të njeriut në vend”, tha Turk në konferencën e rregullt të shtypit në Gjenevë. Turk, i cilika marrë drejtimin e zyrës së të drejtave të njeriut më 17 tetor, shtoi sot se do të vijonte punën e pararendëses së tij mbi shkeljet e të drjetave të njeriut në rajonin kinez të Xinjiang. Ai shtoi se raporti i publikuar ngaMichelleBacheletmë 31 gusht ishte "shumë i rëndësishëm". "Në të theksohen shkelje serioze të të drejtave të njeriut dhe unë do të ndjek rekomandimet në raport”, tha Turk. Ai i referohej raportit të fundit të pararendëses Bacheletqë u publikua megjithë kundërshtimet e Pekinit, dhe të disa vendeve perëndimore për ta lëshuar. Aty detajohen shkelje te renda ndaj minoritetit Uigursdhe disa komuniteteve të tjera në Xinjiang, ndërsa nxiste botën t’i kushtonte vëmendje situatës së të drejtave në rajonet perëndimore të Kinës. Përmbytje të papritura godasin periferinë e kryeqytetit të Afrikës së Jugut (fotot) Shirat e rëndë të së enjtes e të premtes kanë përmbytur disa zona në lindje të Afrikës së Jugut ku shumërezidentë raportoheshin të bllokuar në shtëpitë e tyre. Mediat vendase raportonin për njerëz që thërrisnin për ndihmë nga brenda shtëpive, të cilët po ndihmoheshin nga fqinjët me barka e kanoe, në periferi të kryeqytetit Johanesburg. Në pamjet e publikuara shihej lumiKlipqë kishte dalë nga brigjet duke përmbytur zonat rezidenciale. Një grua e moshuar dhe mbesa e saj që qëndronin mbi një tavolinë para shtëpisë së tyre të përmbytur, po ndihmoheshin nga vullnetarët e grupet e shpëtimit. Një tjetër rezidente,NadiaMohamedtha se nëna e saj dhe disa fqinjë ishin të bllokuar në shtëpi. Ata shprehnin pakenaqësinë e tyre për atë që quanin “mungesë udhëheqjeje nga autoritetet lokale gjatë kohërave të vështira”. "Ku janë liderët tanë kur ne kemi nevojë për ta. Ata vijnë vetëm në kohë zgjedhjesh. Fqinjët tanë janë të dëshpëruar, shumë janë të sëmurë”, tha gruaja. Grupet e shpëtimit thanë se bashke me përmbytjet, gjarpërinjtë po hyjnë në shtëpitë e njerëzve. Përpjekjet e shpëtimit vijojnë.

Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59
Top Channel/ Xi Jinping nis spastrimet! Priten përjashtime dhe ndëshkime nga partia komuniste
26/10 22:55
Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27
Top Channel/ Zelenskyt i soset durimi me SHBA! Presidenti: Presim prej 1 muaji raketat Patriot
26/10 19:41
Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54
Top News – Macron nxjerr ‘Ligjin e Vandalëve’/ Plasin kritikat: Po cënon të drejtën për e protestës
26/10 14:43
Top News – Trump jashtë kontrollit: Norvegjia ta shpif! Sulmon vendin që nuk i dha Nobelin për Paqen
26/10 14:38
Top News – Trump mbështet Orban për shef të OKB / Kandidat i përbashkët i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
26/10 14:37
Top News – ‘Shitën’ protestat në Tiranë si në Paris / Televizionet kërkojnë falje: U ngatërruam!
26/10 14:27
Top News – Pritet Halloween i frikshëm në Francë / Ministri paralajmëron protesta të dhunshme
26/10 14:22
Top Channel/ Mirë me SHBA e BE, mirë me Rusinë e Kinën: Lista Studentore, një “linjë” me Vuçiç?
26/10 14:17
Top News – Një mandat i katërt si President/ Lula da Silva fiton zgjedhjet në Brazil, garë e ngushtë
26/10 12:10
Top Channel/ “Ulni armët, rrisni pagat”: Italia përgatitet për valë të re protestash në 30 tetor!
26/10 12:09
Top News – Plani i AfD-së për të shkatërruar BE/‘Një federatë kombesh sovrane ose referendum DEXIT’
26/10 12:09
Top Channel/ Lula da Silva fiton balotazhin në Brazil, Bolsonaro Jr.,: “Nuk e njoh rezultatin”!
26/10 12:08
Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47