Qeveria e Rishi Sunak është akuzuar nga UNHCR-ja për “fshirjen e të drejtës për të kërkuar mbrojtje refugjatësh në Mbretërinë e Bashkuar”. Kritikat erdhën pas prezantimit të përmbajtjes së ligjit të ri që synon bllokimin e kalimit të La Manche-it me gomone.