Top Channel/ Oficeri “ra” nga përgjimet, kërkoi para për mbylljen e një dosjeje droge
21/05/2026 20:25

Një oficer i policisë gjyqësore në Sarandë, identifikuar me inicialet Edmond Ruçi, është ndaluar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, i dyshuar për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Ndalimi i tij vjen si pjesë e hetimeve për rastin e regjistruar me procedimin penal për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të shtetasve Adriel Zanaj dhe Keivin Duro. Gjatë kontrollit të automjetit të drejtuar nga Zanaj, u gjetën dhe sekuestruan 24 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, ndërsa dy shtetasit u arrestuan në flagrancë. Hetimet për këtë rast po vijojnë. Gjatë hetimeve për këtë çështje, Prokuroria ngriti dyshime për përfshirjen e oficerit Edmond Ruçi në veprimtari të kundraligjshme dhe të dyshuara korruptive, duke shfrytëzuar pozicionin e tij në hetimin e çështjes. Si pasojë, janë kryer veprime të mëtejshme hetimore, nga ku u grumbulluan prova që implikojnë oficerin. Burime për Top Channel thonë se oficeri i policisë i kishte kërkuar para në këmbim të mbylljes së çështjes nënës së njërit prej të ndaluarve. Të gjithë kërkesat dhe bisedat janë bërë në telefon, duke çuar në zbulimin e implikimit të oficerit Edmond Ruçi.

Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34
Top Channel /Shpërthimi shemb pallatin në Elbasan.Ndërron jetë një e moshuar, tetë persona në spital
04/11 20:31
Top Channel /Shpërthimi në Elbasan, dyshime për bombol gazi policia ende pa konkluzion përfundimtar
04/11 20:19