Top Channel/ Oficeri i policisë ra në humnerë, transportohet drejt Traumës me helikopter
28/05/2022 17:08

Oficeri i Policisë, i cili, si pasojë e terrenit shumë të vështirë me një shkallë të lartë rrezikshmërie, në një zonë malore të fshatit Shosh, Dukagjin u rrëzua dhe ra në humnerë, një ditë më parë është transferuar drejt Traumës në Tiranë. Oficeri i Policisë u rrëzua gjatë kontrollit në terren së bashku me grupin e kontrollit, në kuadër të planit të masave për kontrollin e territorit, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Oficeri i Policisë i është nënshtruar menjëherë një trajtimi të specializuar mjekësor. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka kërkuar nga ekipi i Spitalit Ushtarak Tiranë, ofrimin e të gjitha shërbimeve të specializuara, dhe në rast nevoje transportimin e oficerit të Policisë për kurim, jashtë shtetit. “Policia e Shtetit falënderon KFOR Kosovën për ndihmën e çmuar dhe gatishmërinë e shprehur duke dërguar menjëherë helikopterin, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i cili iu përgjigj gjithashtu menjëherë kërkesës për të vendosur në dispozicion të forcave të Policisë, një helikopter, por për shkak të terrenit mjaft të vështirë nuk mund të bëhej e mundur tërheqja e oficerit të plagosur nga vendi deri ku kishin mundur ta nxirrnin me krahë shërbimet e Policisë dhe të ekipit të urgjencës mjekësore. Policia e Shtetit falënderon edhe aktorët e tjerë si Ambasada italiane në Tiranë dhe kolegët italianë që shprehën gatishmërinë, për të na ndihmuar për situatën e krijuar”, shkruhet në postimin e policisë.

Top News- Digjet stalla me lopë e viça/ E rëndë ,fermerit në Selenicë i ikën gjithë pasuria
12/02 18:17
Top News-Qendra shëndetësore jashtë funksionit. Braçe: Banorët duan shërbim. Sala: S’garanton kushte
12/02 18:14
Top Channel/ Përfshihet nga flakët një stallë me gjedhë në Selenicë, 22 krerë bagëtie të djegur
12/02 17:59
Top Channel/ Kërcënoi se do të hidhej nga kulla, qytetarja: Më hoqën nga puna se kërkova rrogën
12/02 17:58
Top Channel/ Akuzohet për gjobëvënie ndaj një zyrtari të shëndetësisë, policia arreston gazetarin
12/02 17:09
Top News- Një turke dhe një kazake / Kapen me prostitucion në Fier, sekuestrohen para
12/02 16:25
Top Channel/ Lumë vajtimesh, pamje të rënda nga përcjella e 4 trupave të familjes që vdiq në Itali
12/02 15:53
Top News- ‘Donim ta vrisnim në burg me snajper’/ Hoxhaj dhe plani I dështuar për vrasjen e Ndocit
12/02 15:42
Top News – ’12 mln euro për llumin e pastruar nga vettingu’. Rama: Po i paguajmë nga pensionet
12/02 15:42
Top Channel/ Rrëfimi bombë! Henrik Hoxha tregon se si kanë dashur të eliminojnë Altin Ndocin
12/02 15:22
Top Channel/ Rikthimi për lamtumirën e fundit! Pjestarët e familjes Kola mbërrijnë në shtëpi
12/02 15:21
Top Channel/ Tenderat e AKSHI-t, zbulohet rrjeti i kompanive dhe milionat nën hetim
12/02 15:18
Top News – Ofertat e Ramës për gjyqtarët e prokurorët/Bashkim te e-Albania dhe ‘Diellën’ si ndihmëse
12/02 15:15
Top Channel/ Grabit bankën i mbytur në borxhe, hyri me kallashnikov por u kap nga policia
12/02 15:15
Top News – As krerët e UÇK nuk bashkojnë PS e PD. Kuvendi, deklaratë urgjente për gjyqin në Hagë
12/02 15:14
Top Channel/ “Mjaft me shkelje të rregullores”, Shehaj: Nuk e shpëtoni dot veten, këtë ta dini
12/02 15:04
Top News – Sulmi me kallashnikov në bankë/ Autori qëlloi me armë brenda zyrave, më pas u dorëzua
12/02 14:52
Top Channel/ “Ti nuk ishe prezent, ishe?”, Peleshi-Ballës: Po të numërosh dhe veten janë numrat
12/02 14:49
Top Channel/ “Nuk mund të ndalosh votimin se do ti”, Blushi-Peleshit: Ishit 67 prandaj e ndaluat
12/02 14:48
Top Channel/ “Tani je tërhequr ti nga nisma apo jo”, Balla-Blushit: Shko ore…
12/02 14:48
DIGITALB DIGITALB