Bindja e Vladimir Putinit se “një fuqie të madhe botërore I nevojitet një flotë e fuqishme ushtarake”, përfshin dhe shtimin e pranisë detare ruse si dhe operacioneve të saj ne Mesdheun Lindor e përgjatë brigjeve të Afrikës, pohoi një zyrtar I lartë I shërbimeve amerikane të inteligjencës. Christopher Bort, ekspertët për Rusinë dhe Eurazinë në Këshillin Kombëtar të Inteligjencës, tha se që prej vitit 2013, Putin e ka vendosur theksin tek forcimi I pranisë detare, si fillim në Siri ku ka një bazë ndërsa po punon për mbylljen e një marrëveshjeje me të cilën do të krijonte një kompleks të ngjashëm edhe në Sudan.