Top Channel/ OBSH: Turmat pa maska në Euro 2020 ishin shkatërruese
12/07/2021 19:55

Epidemiologia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove i ka konsideruar shkatërruese turmat e njerëzve pa maska, duke kënduar dhe brohoritur në finalen e kampionatit evropian të futbollit, “Euro 2020”. Ndeshja midis Italisë dhe Anglisë u zhvillua të dielën në stadiumin Wembely të Londrës, në kohën kur varianti Delta i koronavirusit po shkakton rritje të të infektuarve. OBSH-ja zakonisht përmbahet nga vërejtjet për politikat e shteteve anëtare, por Van Kerkhove tha se pamja e mbi 60,000 spektatorëve në stadium ishte “shkatërruese”. “A duhet të kënaqem teksa shoh transmetimin përpara syve të mi?!”, shkroi Van Kerkhove në Twitter, duke shtuar se varianti Delta “do të përfitojë nga njerëzit e pavaksinuar”. Më herët, kryeministri britanik, Boris Johnson, e ka mbrojtur vendimin për të lejuar më shumë se 60,000 tifozë të marrin pjesë në ndeshjen finale, duke thënë se ajo do të organizohet në një mënyrë të kujdesshme dhe të kontrolluar, me testimin e të gjithëve që shkojnë atje. Globalisht, shkalla e infeksionit me koronavirus është duke u rritur. Javën e kaluar kanë qenë mbi 2.6 milionë raste të reja; Evropa ka përjetuar rritje, sipas OBSH-së në raportin e saj të fundit epidemiologjik. Kujtojmë se koronavirusi ka vrarë mbi katër milionë njerëz në të gjithë botën.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30