“Situata me Hantavirusin nuk përbën rrezik për një pandemi të ngjashme me Covid-19”! Kështu deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë, në reagimin e parë zyrtar, për përhapjen e Hantavirusit, të raportuara në bordin e një anijeje turistike në Atlantik, dhe që ka krijuar panik te njerëzit. Kreu i OBSH-së tha në një konferencë se hetimet mbi shpërthimin e Hantavirusit janë në zhvillim e sipër, por u përpoq të minimizojë shqetësimet për një situatë të ngjashme me koronavirusin, duke thënë se nuk kemi të bëjmë me fillimin e një pandemie.