Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur shpërthimin e Ebolës në provincën lindore Ituri të Republikës Demokratike të Kongos një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar. Agjencia shtoi se shpërthimi, me rreth 246 raste të dyshuara dhe 80 vdekje të raportuara, nuk i plotëson kriteret e një emergjence pandemie. Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom, paralajmëroi se aktualisht ka "pasiguri të konsiderueshme për numrin e vërtetë të personave të infektuar dhe përhapjen gjeografike" të shpërthimit, shkruan BBC,.