Top Channel/ OBSH, CDC të shqetësuar: 40 milionë fëmijë humbën dozën e vaksinës së fruthit
23/11/2022 23:14

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se imunizimi ndaj fruthit ka rënë ndjeshëm që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, duke rezultuar në një rekord të lartë prej afro 40 milionë fëmijë që humbën një dozë vaksine vitin e kaluar. Në një raport të lëshuar të mërkurën, OBSH dhe CDC thanë se miliona fëmijë tani janë më të rrezikuar ndaj fruthit, një ndër sëmundjet më ngjitëse në botë. Në vitin 2021,autoritetet shëndetësore thanë se kishte rreth 9 milionë infeksione të fruthit dhe 128,000 vdekje në mbarë botën. OBSH dhe CDC thanë se se "fruthi është një kërcënim në çdo rajon të botës". Shkencëtarët vlerësojnë se të paktën 95% e një popullsie duhet të imunizohet për t'u mbrojtur nga epidemitë; OBSH dhe CDC raportuan se vetëm rreth 81% e fëmijëve marrin dozën e parë të vaksinës së fruthit ndërsa 71% marrin dozën e dytë, duke shënuar shkallën më të ulët të mbulimit global të dozës së parë të fruthit që nga viti 2008. Fruthi përhapet kryesisht përmes kontaktit të drejtpërdrejtë ose në ajër dhe shkakton simptoma duke përfshirë ethe, dhimbje muskujsh. OBSH thotë se komplikimet serioze janë më serioze te fëmijët nën pesë vjeç dhe të rriturit mbi 30 vjeç.

Top News – Kush është shqiptari që mbushi Greqinë me kokainë dhe amerikanët e mbajnë të fshehtë?
11/09 22:35
Top News – Huthët luftë të ashpër në Jemen/ Arabia Saudite ‘presion’ Trump, mijëra viktima
11/09 22:34
Top News – 11 Shtatori, Trump mesazh Iranit/ ‘Luftojmë që të ndalojmë sulmet terroriste’
11/09 22:25
Top News- Tjetër tragjedi në familjen mbretërore, pas mbretit vdes princesha
11/09 21:30
Top News – Si e vdiq mjeku këngëtarin e famshëm grek? E dëndi me injeksione, dëshmon taksisti
11/09 20:45
Top Channel/ “Nuk e harrojmë kurrë 11 shtatorin”! Trump: Kjo është arseja pse luftojmë sot
11/09 20:16
Top News – ‘Bota do shohë 11 Shtatorin e dytë’/ Kreu i MI5 ngre alarmin: Terrorizmi, kërcënim
11/09 20:13
Top News – Rusia, tokë të djegur në Ukrainë. Dy fortesat e Kievit në Donbass nën rrebesh sulmesh
11/09 14:02
Top Channel/25 vjetori i 11 shtatorit, New York: Dronë formojnë Kullat Binjake në nder të viktimave!
11/09 12:16
Top Channel/Si ndryshoi terrorizmi pas 11 shtatorit,REL: Nga Al-Kaeda te “ujqërit e vetmuar” dhe AI!
11/09 11:42
Top Channel/ Sulm kibernetik në Berlin: “Masakër” të dhënash, 1.4 milionë përfundojnë në Darknet!
11/09 11:23
Top Channel/ Vucic nuk do tolerohet më? FAZ: Durimit të BE-së me Serbinë, i erdhi fundi!
11/09 11:22
Top Channel/ Irani kërkon kontrollin e Detit të Kuq, BBC: Po përdor rebelët Huthi në Jemen!
11/09 11:20
Top News – Rusia nuk lë ukrainasit të bëjnë pazar, sulmon me dronë qendrat tregtare
11/09 10:31
Top News- Presidenti sfidon ushtarët në shtangë/ Me kostum, kreu i shtetit mongol ngre 100 kilogramë
10/09 23:05
Top News- Çmendet moti! Stuhia e frikshme lë pas viktima e shkatërrim në pak orë
10/09 23:01
Top News- NATO kap nëndetëse ruse pranë Svalbardit, dyshime për sabotim të kabllove nënujore
10/09 22:59
Top Channel/ Droni që frikësoi Zelenskyn! Shkeli hapësirën moldave dhe u rrëzua, dalin detaje
10/09 22:38
Top Channel/ Zbehet “ëndrra europiane”, s’është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në BE
10/09 22:34
Top Channel/ Verë ekstreme në Evropë, temperature record! Gushti më i nxehtë në 125 mijë vite
10/09 22:33