Top Channel/ OBM paralajmëron El Niño të fuqishme, 80% shanse për zhvillim deri në…
02/06/2026 19:41

Organizata Botërore Meteorologjike ka paralajmëruar sot se ekziston një “shans prej 80%” që një ngjarje El Niño të zhvillohet midis muajve qershor dhe gusht, duke rritur ndjeshëm rrezikun e ngjarjeve ekstreme të motit në muajt në vijim në mbarë botën. Sipas përditësimit më të fundit të agjencisë së Kombeve të Bashkuara, temperaturat “jashtëzakonisht të ngrohta” në Oqeanin Paqësor tropikal po favorizojnë formimin e fenomenit El Niño, i cili pritet të ndikojë si temperaturat globale, ashtu edhe regjimin e reshjeve në shumë rajone të botës. OBM vlerëson se ekziston gjithashtu një probabilitet prej rreth 80% që kjo ngjarje të zhvillohet pikërisht gjatë periudhës qershor–gusht 2026, ndërsa shton se ka “afër ose mbi 90% shanse” që fenomeni të zgjasë të paktën deri në nëntor. Sipas organizatës, në rast se ndodh, El Niño pritet të jetë “të paktën i moderuar, nëse jo i fortë”. El Niño dhe fenomeni i kundërt i tij, La Niña, janë pjesë e një cikli natyror klimatik që lidhet me ndryshimet në temperaturën e sipërfaqes së Oqeanit Paqësor ekuatorial dhe që ndikon në qarkullimin atmosferik global, duke shkaktuar shpesh ngjarje ekstreme të motit. “Duhet të përgatitemi për një El Niño potencialisht të fortë, i cili do të përkeqësojë thatësirën dhe reshjet e dendura dhe do të rrisë rrezikun e valëve të të nxehtit si në tokë ashtu edhe në oqeane”, paralajmëroi Sekretarja e Përgjithshme e OBM-së. Sipas saj, El Niño karakterizohet nga rritja e temperaturave sipërfaqësore në pjesët qendrore dhe lindore të Paqësorit ekuatorial dhe zakonisht ndodh çdo dy deri në shtatë vjet, me një kohëzgjatje prej rreth nëntë deri në 12 muaj. El Niño i fundit në vitet 2023–2024 kontribuoi në regjistrimin e dy viteve më të ngrohta ndonjëherë. OBM paralajmëron se për periudhën qershor-gusht pritet një dominim i temperaturave mbi normalen në pothuajse të gjitha rajonet e globit, me rritje të rrezikut të stresit nga nxehtësia, thatësirave në disa zona dhe ngjarjeve ekstreme si përmbytjet apo thatësirat e rënda. Në parashikimet rajonale, agjencia thekson se në Bririn e Afrikës pritet reshje nën mesataren gjatë sezonit të shirave, në Azinë Jugore priten musone më të dobëta se normalja, ndërsa në Amerikën Qendrore parashikohen temperatura më të larta gjatë verës. Në të njëjtën kohë, ujërat më të ngrohta në Paqësor mund të favorizojnë formimin e uraganeve në pjesët qendrore dhe lindore të tij, ndërsa të kufizojnë aktivitetin në Atlantik. “Ne të gjithë duhet të pranojmë shkallën e emergjencës klimatike që përfaqëson kjo situatë”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, duke theksuar se kushtet e El Niño-s “do t’i hedhin benzinë zjarrit të një planeti që po ngrohet”. Ai bëri thirrje për veprime urgjente kundër ndryshimeve klimatike dhe për uljen e varësisë nga lëndët djegëse fosile, duke paralajmëruar se ndikimet e këtij fenomeni mund të ndihen në shkallë globale dhe me intensitet të lartë. OBM, nga ana e saj, thekson se nuk ka prova që ndryshimi i klimës po rrit frekuencën e El Niño-s, por pranon se fenomenet natyrore si El Niño dhe La Niña po ndodhin në një kontekst më të gjerë të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor.

Top Channel / Lëkundet pushteti i Netanjahut, kryeson koalicioni opozitar në sondazhe
27/10 23:23
Top Channel / Humbi zgjehdjet në Brazil, Bolsonaro arratiset drejt SHBA
27/10 23:20
Top News- Telefonata me Putin fut në sherr vendet nordike, Danimarka kundër Finlandës dhe Norvegjisë
27/10 22:50
Top News- Putin ndërron mendje, Lavrov zbardh plani: Lufta do përshkallëzohet
27/10 22:33
Top News- ‘Ne i zgjidhim problemet pa SHBA-të’/ Rusia e Irani bashkojnë forcat, ku po troket lufta?
27/10 22:30
Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54