44-vjeçari Artan Murtaj, i cili u vra në Sarandë, sapo ishte ulur për kafe në një lokal pranë kryqëzimit të ish-agjencia, kur dy autorët, që kishin ardhur nga rruga “Lefter Talo”, iu afruan dhe qëlluan të paktën dy herë. Kafja ndodhet në mes të qytetit të Sarandës, ndërsa 44 vjeçari sapo ka pikasur autorët tentoi të të largohej me vrap drejt rrugës “Vangjel Pandi”. Dyshohet se të dy autorët kanë qëlluar me armë zjarri dhe ai u vra në mes të rrugës.