Top Channel/ “O i bukuri i dheut”/ Dalin bisedat e gjyqtares Fetahu dhe “kokës” së bandës “Çela”
27/11/2024 18:25

Top Channel ka zbardhur disa nga bisedat e dosjes voluminoze të SPAK për grupin kriminal të Suel Çelës, i cili çoi në arrestimin e 18 personave, dy gazetarëve në detyrim paraqitje dhe të një avokateje në arrest shtëpie. Në një bisedë të zbardhur nga në dosje, bëhet fjalë për 4 vite më parë ku Suel Çela flet në Sky Ecc nën pseudonimin Marjus Lulaj, me gjyqtaren Pajtime Fetahu. Mbrëmjen e 20 majit 2020, Sueli komunikon me Pajtimen ku thotë se “Unë skam vdek akoma t’i lejoj ata të bëjnë përshesh…do t’i takoj të dy un e shikoj nëse janë të lëkundur…nga sot fillova veprimet…me Landin kam fol pak përpara…Zyniun e prita ta takoj nuk erdhi do t’i shkoj te shpia….sot i kërkova takim me Landin…habitem ata janë të dy frikacakë Zyniu s’më kapi mu me dorë si do ndihmojë atë…jam shumë i qartë…ta thash jam gjallë akoma un….do i kthejnë prapë atje nëse ka marr…pse do ja montoj atyre dyve bombën n’kok…”. I hetuari Marjus Lulaj shprehet se do të kërkojë konfirmimin e akuzës dhe nuk i interesojnë detaje të tjera, në fund ai shprehet se pas bisedës me gjyqtarët në fjalë ka dhe zgjidhjen tjetër të cilën e përshkruan vijon “…un e kam zgjidhjen time do ti hy te dyve neper shtëpia nëse e shoh qe po luajnë…”. Bisedat vijojnë me Marjus Lulaj i cili i e fton ta takojë gjyqtaren Fetah në banesën e tij, si dhe e bën me dije se gjyqtarin të cilin e identifikon me emrin “Zyni” do ta kërcënojë në banesën e tij, Lulaj shkruan “do vi te shpia te parku un hajde dhe ti atje nesër ose pasnesër si thua?… që të flasim më mirë gojarisht….me thuaj ti kur mundesh…un sot thjesht i kam kërku takim Landit kaq… me Zyniun nuk kam ca takoj sa dëgjova këto e menova mas pretencës t’i futem në shpi ta tromaks pak e ta bëj ai pastaj po pat këllqe…”. Nga bisedat e zbërthyera nga Sky Ecc, duket se Suel Çela kishte komunikim shumë të “ngrohtë” me gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fetahu, madje kjo e fundit i drejtohet atij “o i bukuri i dheut”. “Nuk me pëlqejnë veprimet qe mora vesh dje”, shprehet gjyqtarja. “Unë s’kam vdek akoma t’i lejoj ata te bëjnë përshesh”. “Do ti takoj të dy un e shikoi nëse janë të lëkundur”, thotë Marjus Lulaj. Më tej Fetahu i thotë “90% po e bëjnë përsheshin. Por mos i bjer në sy që të informova unë sepse ai dje me tha dhe duket që të kam thënë unë.”

Top News- “Shikoni çfarë vithe të mira”, Trump nuk përmbahet, komenton Nicki Minaj gjatë tubimit
26/10 23:15
Top News- Një kardiolog në krye të Listës Studentore, kush pritet të drejtojë qeverinë e re në Serbi
26/10 23:15
Top News- Zjarr e tym i zi, rrafshohet qyteti rus nga dronët ukraians/ Zelensky nis hakmarrjen
26/10 23:15
Top Channel/ KLSH zbulon kaosin me urbanët dhe kamerat në Tiranë: Nuk funksionojnë
26/10 23:07
Top Channel/ Tkurren numrat në shesh, pak njerëz në protestë, djegin fotot e Ramës me Vuçiç
26/10 23:01
Top Channel/ Rama i prerë për “Kathimerini: S’jap dorëheqjen (Zbulohen planin në buxhetin 2027)
26/10 22:50
Top News – 14 ditë protestë në Tiranë! Tubim pa përplasje, protestuesit: Rama të dorëhiqet!
26/10 21:55
Top News- “Nuk largohem”, Rama për Kathimerinin: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me molotov
26/10 21:53
Top Channel/ Protestë paqësore në ditën e 14-të në Tiranë, protestuesit marshojnë…
26/10 21:42
Top News- Macron frikë për trazira gjatë Halloween/ Premton masa konkrete për kërkesat e studentëve
26/10 21:27
Top News – MEPJ uron shqiptarët e Preshevës, mesazh qeverisë së re serbe dhe për Kosovën
26/10 21:08
Top News- Peshkatari shqiptar shpallet fajtor/ Transportonte ilegalisht me jaht emigrantë në Angli
26/10 20:44
Top News- Disfata e Vuçiç në zgjedhje/ Lista Serbe në Kosovë qëndron në heshtje
26/10 20:42
Studentët fitojnë në Serbi, ndryshon qeveria në Beograd? Vuçiç del jashtë loje, ja çfarë ndodhë
26/10 20:35
Top Channel/ Protesta pa incidente në bulevard, një grup qytetarësh sërish para kryeministrisë
26/10 20:18
Serbia me qeveri të re, a do të ndikojë te Kosova? / Analistët flasin në Breaking
26/10 20:08
Top Channel/ Sfidat për një lëvizje studentore, frymëzim nga modeli serb, por ka pengesa
26/10 19:45
Top Channel/ Protestat e dhunshme, mesazhet e ministrit Hoxha me ambasadorët e BE
26/10 19:43
Top Channel/ Nis hetimi për plagosjen në sy të Erion Vishkullit dhe të riun që iu thye këmba
26/10 19:34
Top News – Hetimet për aeroportin e Vlorës. Behgjet Pacolli në SPAK- Denoncova padrejtësitë!
26/10 18:43