Top Channel/ NYT: Ukraina refuzon ujdinë me SHBA për 50% të mineraleve të rralla!
17/02/2025 15:05

Gjatë një takimi me dyer të mbyllura, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky e ka hedhur poshtë ofertën e administratës Trump për t`i kaluar SHBA-së gjysmën e burimeve minerale, në këmbim të mbështetjes së saj. Neë York Times citon për këtë lajm pesë persona, që sipas gazetës së njohur, kanë qenë të informuar mbi propozimin ose kishin njohuri të drejtpërdrejta të bisedimeve. Marrëveshja e pazakontë do t'i kishte garantuar Shteteve të Bashkuara një interes prej 50 për qind në të gjitha burimet minerale të Ukrainës, duke përfshirë grafitin, litiumin dhe uraniumin, sipas dy zyrtarëve europianë. Por është e paqartë nëse kjo kishte për qëllim vetëm kompensimin ndaj përkrahjes së mëparshme amerikane në përpjekjet e Kievit për t`i bërë ballë agresionit rus, apo do të vinte në këmbim të ndihmës së ardhshme ushtarake dhe financiare. Të dielën, këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA, Mike Waltz, tregoi se të paktën pjesërisht, kjo lidhje me mbështetjen e ofruar në të shkuarën. “Populli amerikan meriton të ketë një lloj shpagimi për miliardat që ka investuar në këtë luftë”, citohet të ketë thënë ai. "Unë mendoj se do të ishte një lëvizje e mencur nga ana e Zelenskyt që të hyntë në këtë marrëveshje me Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai. Rezervat e mëdha me minerale të rralla i japin Ukrainës mundësitë për të qenë një furnizues strategjik për Perëndimin. Miniera Zavallivsky në Ukrainën qendrore ka një nga depozitat më të mëdha të grafinës në Evropë, një material kyç për bateritë e automjeteve elektrike dhe reaktorët bërthamorë. Kjo është një nga rezervat e mëdha të mineraleve të rralla që synojnë Shtetet e Bashkuara ndërsa përpiqen të ulin varësinë nga Kina për materiale të tilla.

Top Channel/ Rama: Lironi Lungomaren! Bizneseve: Hiqni vetë barrikadat nga trotuaret
06/07 22:59
Top Channel/ Rutte: Nëse Kina sulmon Tajvanin, Xi do i kërkojë Putinit luftë ndaj NATO-s
06/07 22:56
Top News- Rama merr shembull Parisin e Londrën/ Reagon për zaptimin e hapësirave publike
06/07 22:26
Top News- Presidenti izraelit pret Netanyahun/ Kërkon marrëveshje me Palestinën, edhe me kosto
06/07 21:21
Top News- Korrupsionin në doganën e Qafë Botës, zbardhen bisedat mes doganierëve grekë
06/07 20:46
Top Channel/ Kosto e lartë, çmimi i ulët! Fermerët tregojnë vështirësitë
06/07 20:28
Top Channel/ Zjarret shtohen, sigurimet ulen! Dëme të mëdha në prona, shqiptarët s’sigurohen
06/07 20:26
Top Channel/ Perimet shtrenjtohen rrugës! Fermerët i shesin lirë, blerësit i 3-fishojnë
06/07 20:24
Top Channel/ 6 mijë vende pune të lira! Të gjitha profesionet që kërkohen
06/07 20:21
Top Channel/ “Kërcënimi me bombë, nga Serbia”! Kosova identifikon autorin që alarmoi deputetët
06/07 20:12
Top Channel/ Thellohet tragjedia në Teksas, 68 viktima nga përmbytjet, mes tyre 21 fëmijë
06/07 20:11
Top Channel/ Vlora pastrohet/ Aksion për lirimin e hapësirave publike dhe pastrimin e gjelbërimeve
06/07 19:53
Top Channel/ Zjarri shuhet, tymi toksik vazhdon në Elbasan, mbetjet lëshojnë gazra të dëmshëm
06/07 19:50
Top News- Aksidenti i dytë brenda 24 orësh/ Makinat përplasen në Peqin, 2 të plagosur
06/07 19:06
Top Channel/ Aksident ne aksin rrugor Elbasan-Peqin, dy persona te plagosur
06/07 18:01
Top News- Nis lirimi i hapësirave në kryeqytet, Hoxha: Strukturat do vijojnë me vendosmëri
06/07 17:26
Top Channel/ Gjermanët kërkojnë falje në Borovë/ Përkujtohet vr*sja e 107 banorëve, 82 vite më parë
06/07 15:12
Top News- Zaptoi plazhin tek ‘Uji I Ftohtë’, e pëson administratori, sekuestrohen shezlongët
06/07 15:08
Top Channel/ Arrestohet polici fajdexhi/ Oficerit të antidrogës i gjenden 5 automjete
06/07 15:02
Top News- Kod inteligjent për të hapur derën, babë e bir krijuan laboratorin e fshehtë në një dhomë
06/07 14:45