Top Channel/ Nxënësi vrasës, burg prindërve/ Mbi 17 vite nëna dhe babai i adoleshentit serb
30/12/2024 23:29

Një gjykatë në Serbi ka dënuar të hënën prindërit e një adoleshenti i cili vrau nëntë nxënës dhe një roje shkolle vitin e kaluar, si dhe plagosi gjashtë persona të tjerë në një shkollë fillore në qendër të Beogradit. Sulmuesi, i identifikuar si Kosta Kecmanoviç, ishte 13 vjeç kur kreu krimin në shkollën “Vladislav Ribnikar” në qendër të Beogradit më 3 maj 2023, dhe për këtë arsye shumë i ri për t'u përballur me gjykim, sipas ligjit serb. Prindërit e tij u arrestuan menjëherë pas sulmit dhe u akuzuan për mosmbajtjen e armëve larg djalit të tyre. Gjykata e Lartë në Beograd e dënoi Vladimir Kecmanoviçin, babanë e djalit, me 14 vjet e gjashtë muaj burgim për “vepra të rënda kundër sigurisë publike” dhe për "neglizhencë ndaj fëmijës". Nëna, Miljana Kecmanoviç është dënuar me tre vjet burgim për neglizhencë ndaj fëmijës, por është liruar nga akuzat për armëmbajtje pa leje. "Ky është një mesazh i rëndësishëm për shoqërinë si një formë parandalimi, kështu që diçka e tillë nuk do të ndodhë më kurrë”, ka thënë Ninela Radiceviç, nëna e Ana Bozoviç, një nga viktimat e të shtënave masive. Adoleshenti që kreu krimin përdori armët e babait të tij për të hapur zjarr ndaj shokëve të tij dhe të tjerëve. Ai hyri në shkollë dhe fillimisht hapi zjarr në sallë përpara se të shkonte në një klasë ku vazhdoi të qëllonte. Ndërkohë, me 15 muaj burgim për dëshmi të rreme për këtë rast është dënuar edhe një instruktor qitjeje, i cili punonte në një shesh qitjeje ku adoleshenti i dyshuar ushtronte gjuajtjen.

Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42