Kuzhinieri i famshëm Nusret ose siç njihet ndryshe ‘Salt Bae’ po përballet me drejtësinë! Pesë punonjës të zinxhirit të njohur të restoranteve, të gjithë shtetas turq, e akuzojnë se ai ka detyruar shumë prej punonjësve për të punuar jashtë orarit, për të cilat ata nuk janë paguar.