Top Channel/ Nuredin Dumani probleme me zemrën? Zbulohet kartela
15/01/2025 19:47

Rrëfimi i Nuredin Dumanit për lirimin e parakohshëm nga burgu është nën verifikim nga SPAK. Një burim nga grupi i hetimit tha për Top Channel se kartela e tij është tërhequr prej burgjeve dhe aty tregohet se Nuredin Dumani la qelinë si një i shpallur fajtor, dënuar me tre vjet kusht, mbasi një grup mjekësh ligjore shkruan për të që kishte probleme të rënda shëndetësore. Por SPAK nuk e ka sekuestruar ende vendimin e dënimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, një verdikt që TCH e siguroi përmes burimeve mbasi gjykata e kryeqyteti nuk ja vendosi në dispozicion sipas të drejtës për informim. Në seancën ku Dumani u dënua në 2014, gjyqtari tregon se i akuzuari mungon mbasi ishte i shtruar në qendrën spitalore në sallën e reanimacionit për shkak të problemeve kardiake. Ky detaj I fiksuar në shkresa u përmend nga bashkëpunëtori i drejtësisë një ditë më parë ku dinamikën se si një grup njerëzish në burgje dhe në mjekësinë ligjore bashkëvepruan dhe për këtë u paguan 40 mijë euro përmes avokatit të tij, së paku kështu pretendon i penduari. Duke konstatuar fiktivisht se i burgosuri kishte vetëm tre muaj jetë , ata i dhanë pasaportën e lirisë . Mes personave që e ndihmuan Nuredin Dumani veçoi një mjek, i cili sipas të penduarit ishte dhëndri i vëllait të ish ministrit të drejtësisë së kohës Nasip Naco. Ky i fundit reagoi menjëherë duke ftuar organet e drejtësisë të kryejnë një hetim të thelluar për rastin Në vendimin e zbardhur thuhet se Nuredin Dumani, 38 vjeç, nën akuzë për heqje të paligjshme të lirisë qëndroi në paraburgim vetëm gjashtë muaj për llogari të hetimeve ku ishte nën akuzë edhe i vëllai Dashnor Dumani dhe shtetasja Klajda Baho. Në datën 7 maj 2014 , një akt ekspertizë e mjekëve ligjore tregonte se Dumani ishte në gjendje të pa stabilizuar për tu mbajtur në paraburgim dhe se vuante nga insuficienca kardiake. Nuredin Dumani ishte arrestuar për rrëmbimin e Bledar Ketës , i cili u morr me forcë dhe u dërgua në Shijak përpara një noteri ku dhe firmosi kontratën për shitjen e një makine. Të enjten Dumani do të vijojë sërish me rrëfimin e tij, për llogari të procesit ku akuzohen veç tij edhe 14 të tjerë.

Top Channel/ Pas më shumë se tre orësh ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj del nga SPAK
12/10 13:34
Top Channel/ “Do t’i përzëmë me gurë”, banorët e Orikumit dhe Dukatit në protestë kundër ndërtimeve
12/10 13:27
Top Channel/ ’Habi e madhe’, Rama prezanton Pasqyra e çmimeve: Mirë që kemi vajzat se çunat…
12/10 13:13
Top News – 60 ditë jashtë Kuvendit. Goditën Ramën me vezë, përjashtohen Bardhi e Balliu
12/10 13:08
Top News – I dënuar për 2 vrasje në ’97. Sokol Hoxha kërkon të lirohet: Vepra është parashkruar
12/10 13:05
Top Channel/ “Pasqyra e Çmimeve” dhe nisma “Kurse” Ibrahimaj: 238 produkte me ulje deri në…
12/10 13:02
Top Channel/Pasqyra e çmimeve/Mbi 200 produkte me çmime fikse deri në janar!Rama:Gjoba kush spekulon
12/10 12:45
Top Channel/ Atentatorët në gjyq. E. Tarja, K.Ymeri dhe V.Piroli njihen me masën e arrestit
12/10 12:43
Top Channel/ Përfundon seanca ndaj tre te arrestuarve në Lezhë, gjykata vendos arrest me burg
12/10 12:43
Top Channel/ Një mijë shkurtëza në fermë, Fatjon Vathaj rrëfen përkushtimin ndaj shpendëve
12/10 12:31
Top Channel/ Çermë Proshka po boshatiset. Divjakë, nga mbi 350 familje mbeten vetëm 7 të tilla
12/10 12:31
Top Channel/ Vrasje me tritol në Gjirokastër, shoqërohen dhjetëra persona për t’i marrë në pyetje
12/10 12:21
Top Channel/ Proga, pa gjykim të shkurtuar. Gjykata rrëzon kërkesën e Meçes dhe Guces
12/10 12:14
Top Channel/Përplas çiklistin në Poshnje dhe largohet, i plagosuri te Trauma. Policia kërkon autorin
12/10 12:13
Top Channel/ Vrau të birin 29 vjecar, gjendet makina e autorit, Gjilan: Tre vrasje në tre ditë!
12/10 12:11
Top News – Bizneset, ‘shkëlqen’ vetëm ndërtimi/Sektorët e tjerë humbin besimin te ecuria e ekonomisë
12/10 12:06
Top News – Shakaja përfundon në tragjedi. 16 vjeçari ndërron jetë pas shkëputjes së ashensorit
12/10 11:58
Top Channel/ Vrau dy vëllezër në Patos në vitin 1997, Sokol Hoxha kërkon t’i shpëtojë burgimit
12/10 11:40
Top Channel/ Shtylla e tensionit të lartë drejt rrëzimit, rrezikon jetën e udhëtarëve në Krastë
12/10 11:18
Top News – BE përshpejton integrimin. Më 13 tetor, konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë
12/10 10:58