Argjentina ka shpallur 5 ditë zi kombëtare për shkak se numri i vdekjeve nga koronavirusi (COVID-19) tejkaloi 100 mijë. Në një dekret të nënshkruar nga presidenti Alberto Fernandez dhe i cili është publikuar në ‘Gazetën zyrtare’ në lidhje me shpalljen e zisë kombëtare thuhet: “Në territorin e Argjentinës janë shpallur 5 ditë zi kombëtare për shkak se mbi 100 mijë persona, banorë të vendit tonë e kanë humbur jetën nga COVID-19”. Në vendin Amerikës Jugore, Argjentinë me vdekjet e fundit dje si pasojë e COVID-19 numri i viktimave arriti në 100.250 ndërsa deri më sot në vend janë regjistruar 4.7 milionë raste.