Kalimet ilagale drejt Bashkimit Evropian ranë me 22% në nëntë muajt e parë të vitit 2025, sipas të dhënave të Frontex. Megjithatë, më shumë se 1,300 emigrantë vdiqën ose janë të zhdukur në rrugët e detit Mesdhe, teksa tragjeditë vazhdojnë pavarësisht një rënieje të përgjithshme të numrit të emigrantëve. Më konkretisht, sipas Frontex, kalimet e parregullta drejt Bashkimit Evropian arritën në 133,400 midis janarit dhe shtatorit 2025, duke shënuar një rënie prej 22% krahasuar me vitin e kaluar. Shtetasit e Bangladeshit, Egjiptit dhe Afganistanit janë ndër kombësitë që shfaqen më shpesh në raporte.