Unioni i Gjyqtarëve ka reaguar sërish për çështjen e pagave, duke iu bërë thirrje institucioneve të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në një deklaratë të përbashkët, shoqatat e magjistratëve theksojnë se Gjykata Kushtetuese, me vendimin e muajit shkurt, pranoi kërkesën për shfuqizimin e dispozitave që cenonin statusin financiar të magjistratëve, duke vlerësuar se ndryshimet ligjore kishin sjellë një ulje të fshehur të pagave.