Top Channel/“Nuk shoh ëndrra me sy hapur”/ Rama porosi të rinjve:Të gjithë mund të bëheni Steve Jobs
08/05/2026 20:56

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në takimin me vajza e djem fitues të programit të startup-eve për vitin 2025 dhe aplikantëve për vitin 2026 në qytetin e Elbasanit. Rama i ka dhënë edhe disa porosi të rinjve të Elbasanit, ku u shpreh se duke përdorur teknologjinë ata mund të bëhen edhe si Steve Jobs, duke shtuar se është vetëm çështje vullneti. “Ndërkohë që humbësit e mirë janë ata që i kthehen vetes edhe nuk rrinë të gjejnë arsye pas arsyesh, duke fantazuar ose nuk justifikohen me faktin që vërtetë në një rast mund të ketë ndodhur që dhe të kenë humbur padrejtësisht, por motivojnë njëri-tjetrin si skuadër për të bërë gjënë e duhur dhe për të fituar në ndeshjen e ardhshme. Dhe për më tepër në këtë rrugë, parafytyroheni se sa shumë konkurrencë do të ketë vit pas viti dhe sa shumë konkurrencë ka në këtë botë, për të kuptuar se që të jesh tek pjesa fituese nuk është rregulli, por është përjashtimi. Dhe për të kuptuar se pastaj që të ëndërrosh, që të krijosh një unikorn duhet të jesh përjashtim i përjashtimeve, por ama kjo botë është pikërisht e ëndërrimtarëve që guxojnë dhe patjetër që nëse dikush ka një ëndërr që e shikon me sy hapur, e shikon sepse mund ta realizojë. Unë nuk kam parë ndonjëherë me sy hapur ëndrrën që të bëhem këngëtar, sepse nuk më ka ardhur ajo ëndërr ngaqë s’ka pasur kushte organizmi dhe mendja që ta prodhojë këtë ide, por kur ti me sy hapur shikon që mund të dalësh në një majë, është vetëm çështje vullneti dhe force për të dalë, se të gjithë shohin ëndrra, por jo të gjithë i realizojnë sepse jo të gjithë janë të gatshëm që të bëjnë të gjitha sakrificat që ëndrra kërkon për të arritur që të të lejojë ta prekësh dhe në botën e teknologjisë të gjithë janë në të drejtën e tyre që të shohin ëndrra të mëdha. Të gjithë janë në të drejtën e tyre që të ëndërrojnë që të jenë Steve Jobs i radhës duke filluar nga Steve Jobs i shkollës, Steve Jobs i Elbasanit, Steve Jobs i Shqipërisë e pastaj me radhë e me radhë. Normale fare! Por ama, që mundësia për t’ia dalë sot falë teknologjisë është po aq e jashtëzakonshme sa dhe vetë shpejtësia e teknologjisë, është diçka që duhet të mos e harroni për asnjë çast dhe duhet ta mbani parasysh sa herë që mendoni se çfarë do bëj nesër dhe natyrisht këtu flas për ata që kanë një talent në këtë në këtë drejtim dhe ju që jeni këtu, besoj që jeni këtu pikërisht sepse në një mënyrë ose në ndonjë tjetër e dëshironi këtë fushë, besoni tek kjo fushë”, u shpreh Rama.

Top News – ‘Policia, jo mburojë e Ramës’. Berisha: Nuk dëgjoi protestat paqësore, tani do dialog
19/10 19:38
Top News-Berisha fajëson edhe SPAK për protestat: Humbi legjitimitetin! U kthye në organizatë partie
19/10 17:05
Top Channel/ ‘Dorëzoni detyrën, hidhni kapelet’, Berisha apel Policisë: Qëndroni në anën e drejtë…
19/10 12:21
Top Chanenl/ ‘Ky është birbo’,Berisha për Ramën: E krahason veten me Macron dhe quan protestuesit…
19/10 12:15
Top Channel/ ‘Kjo masë protestuesish ka nevojë për psikolog’, Rama: Rusia dhe Irani të përfshirë
19/10 10:28
Top Channel/ ‘Sulm i verbër nga një organizatë e shpallur terroriste’, Rama: Nuk është revoltë për…
19/10 09:43
Protestuesit “strehohen” në selinë e PD-së, policia i pret jashtë dere/ Këlliçi:Policia na hodhi gaz
18/10 21:49
Top Channel/ Berisha përshëndet kongresmenët: Protesta do t’i japë fund kësaj qeverie
18/10 15:10
Top Channel/ “Më bindni pse duhet të iki”/ Rama pas 5 ditësh protestash: Nuk po sfidohem unë, por…
18/10 12:20
Top Channel/ ‘Matufi mbart misionin e mbrapshtë’, Rama:Hyjnizojnë dhunën dhe…
18/10 12:02
Top Channel/ ‘Pengje të ‘grupit të zjarrit’, Rama për studentët: Një dorë e huaj po frymëzon…
18/10 11:45
Top Channel/’Hyjnizojnë dhunën’, Rama:Askush se thotë një fjalë për këtë gurë që bie mbi punonjësit…
18/10 10:54
Top News- Shehaj e Kapri përplasen në bulevard me Hitën! Spraj djegës drejt deputetit
17/10 22:45
Top News- ‘Edi Rama kërkon viktima’/ Berisha: Preferon konfliktin civil, jep dorëheqjen!
17/10 22:45
Top Channel/ “Demokratët në protestë”, Berisha përsërit kërkesën për largimin e Ramës
17/10 15:13
Top News- “Diaspora po vërshon drejt kryeqytetit”, Berisha: Të rinjtë kanë nevojë për mbështetje
16/10 20:09
Top News – Elisa i shkruan Edit: Reflekto merr vendim dhe largohu! Mund ta bësh!
16/10 19:52
Top Channel/ “Gaz i skaduar dhe spraj ariu ndaj protestuesve”, Berisha thirrje për të shtunën
16/10 18:28
Top Channel/ Berisha: Rama të dorëhiqet/ Kreu i PD akuzon qeverinë
16/10 15:22
Top News – Berisha paralajmëron Ramën: Asnjë provokim nuk ndal mbështetjen e PD për studentët
15/10 17:32