Ka nisur protesta e 125-të kundër qeverisë. Protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë. Gjatë marshimit, protestuesit kanë brohoritur kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa ndër sloganet e dëgjuara kanë qenë: “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria” dhe “Poshtë Edi Rama”.