Një incident i rëndë është regjistruar në një shkollë publike në shtetin Pará të Brazilit, ku një nxënëse 17-vjeçare dyshohet se ka sulmuar me thikë mësuesen e saj pas një konflikti për një notë në provim. Ngjarja ndodhi në Shkollën Publike “Dr. Gerson dos Santos Peres”, ku debati mes nxënëses dhe mësueses u përshkallëzua. Sipas informacioneve paraprake, vajza ishte e pakënaqur me rezultatin e marrë në një provim dhe nisi të grindej me mësuesen. Gjatë konfliktit, 17-vjeçarja iu afrua asaj e armatosur me një thikë. Mësuesja tentoi ta qetësonte nxënësen duke i folur dhe duke shmangur përshkallëzimin e situatës, por përpjekjet nuk rezultuan të suksesshme. Gjatë përleshjes, mësuesja pësoi disa plagë të lehta nga thika, por gjendja e saj shëndetësore raportohet të jetë e mirë.