Pas ngadalësimit të inflacionit muajin e fundit, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pa pandryshuar normën bazë të interesit në mbledhjen e tij të fundit. Për të frenuar inflacionin, brenda këtij viti, banka qendrore ka ndërhyrë 5 herë radhazi dhe aktualisht norma bazë e interesit është në nivelin 2.75%.